Haxhiu përkujton Srebrenicën: Janë ende të freskëta krimet e tmerrshme të Serbisë - NACIONALE

Haxhiu përkujton Srebrenicën: Janë ende të freskëta krimet e tmerrshme të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në faqen zyrtare ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. Haxhiu shkruan se ky akt gjenocidi i kryer me brutalitet të papërshkrueshëm është një shenjë e pashlyer.

“Janë ende të freskëta krimet e tmerrshme që Serbia kreu ndaj fqinjëve të vet, përfshirë edhe krimet mizore ndaj popullit të Kosovës, për asnjërën nga të cilat nuk pendohet. Madje nuk janë të ndryshme pozicionet dhe narrativat e pushtetit në Serbi, nga regjimi i Millosheviçit” – ka shkruar Haxhiu.

Për të nderuar viktimat e Srebrenicës, duhet të luftojmë kundër çdo forme të diskriminimit dhe dhunës, të punojmë për paqe dhe drejtësi, theksoi Haxhiu.

Lajme të ngjashme