Haxhiu me akuza ndaj opozitës: Ata po dojnë që mos me çliru sistemin e drejtësisë nga kapja e tyre
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për tentativën e tyre për të mbajtur nën kontroll sistemin e drejtësisë. Haxhiu pretendoi se Qeveria është e vendosur që të çlirojë sistemin e drejtësisë nga ndikimi i politikës në drejtësi.
“Ata po dojnë që mos me çliru sistemin e drejtësisë nga kapja e tyre. Si kanë vepru ata dhe si tentojnë ta mbajnë të kapur sistemin e drejtësisë, ne e kemi parë. E mira e Qeverisë tonë është që na e dimë qysh duhet mos me funksionu sistemi i drejtësisë me urdhra prej politikës, qysh nuk duhet me u thirrë prokurori, qysh nuk duhet me u thirrë gjyqtari në telefon, me i thanë vendos kështu, vendos ashtu, qysh nuk duhet me u ndërhy në procese të rekrutimit. Pra, na e dimë qysh s’duhet me funksionu, pra na e dimë qysh kanë vepru ata”, tha Haxhiu në emisionin "Tempus".