Haxhiu fton mediat dhe OJQ-të që të monitorojnë procesin e provimit të Noterisë - NACIONALE

Haxhiu fton mediat dhe OJQ-të që të monitorojnë procesin e provimit të Noterisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Albulena Haxhiut ka bërë ftesë për monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.

Mediet, organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet tjera të interesuara, janë ftuar nga Ministria e Drejtësusë që deri më datë 12.01.2024 të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.

“Subjektet e interesuara interesimin e tyre duhet ta shprehin përmes emailit në adresën zkp.md@rks-gov.net. Për datën e mbajtjes së provimit, detajet e tjera të organizimit dhe mundësitë e kontributit për mbarëvajtjen e provimit dhe transparencën e këtij procesi, subjektet që shprehin interesimin do të njoftohen përmes emailit”, thuhet në postimin e MD-së në Facebook.

Lajme të ngjashme