Haxhi Adyli deklarohet: Do ta votoja Vjosa Osmanin, por ne GUXO-ja jemi pak
Lëvizja Vetëvendosje ende s'ka emër zyrtar për president.
As nga Guxo-ja, iniciativë politike e nisur nga Vjosa Osmani, nuk kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e saj.
Deputeti Haxhi Avdyli deklaroi për Kallxo.com se votat e tyre janë të pamjaftueshme.
“Për ta zgjedhur presidentin duhen 80 vota. Nuk varet nga dëshira personale, por nga konsensusi”, tha ai.
Avdyli shtoi se personalisht e vlerëson punën e Osmanit.
“Vota ime do të ishte pro saj, nëse është kandidate, por ne jemi pak”, u shpreh ai.
Ai konfirmoi se Guxo nuk ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve.
“Nuk kemi filluar me nënshkrime sepse jemi në fazën e konsultimit”, deklaroi Avdyli.
Sipas tij, procesi ka nisur dhe konsultimet ndërmjet partive po zhvillohen në frymë pozitive.
Deputetët e Guxo-s brenda LVV-së, theksoi ai, do të kenë rol konstruktiv në këtë proces.