Hargreaves: Qeveria të koordinohet me miqtë ndërkombëtarë dhe të marrë parasysh shqetësimet lokale
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar në një intervistë për KoSSev se është e nevojshme që qeveria e Kosovës të bëjë më shumë në mënyrë që serbët të ndjejnë se "kjo është shtëpia e tyre dhe se ata janë të sigurt se kanë të ardhme këtu".
Ai shtoi se ekzekutivit kosovar ia kanë bërë shumë të qarta shqetësimet në lidhje me veprimet e pakoordinuara.
"Siç e dini, ne i kemi bërë shumë të qartë shqetësimet tona se disa nga lëvizjet e bëra gjatë dy viteve të fundit janë bërë me vëmendje të pamjaftueshme ndaj ndikimit që kanë në komunitetet lokale, veçanërisht ato më të cenueshme. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të koordinohet me miqtë nga bashkësia ndërkombëtare dhe të marrë parasysh shqetësimet lokale”, tha ai.