Haradinaj takohet me Kasanofin, flasin për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO - NACIONALE

Haradinaj takohet me Kasanofin, flasin për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar në SHBA Alexander Kasanof, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Në shkrimin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me të ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Vlerësova se lidershipi dhe angazhimi amerikan janë të domosdoshme për një marrëveshje strategjike Kosovë-SHBA dhe për përparimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij:

Në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim të hapur, përmbajtësor dhe miqësor, diskutuam zhvillimet politike në Kosovë me z. Alexander Kasanof, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Falenderova z. Kasanof, administratën amerikane dhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për angazhimin dhe përkushtimin maksimal në mbështetje të Kosovës.

Në këtë takim, theksova nevojën për një kontratë afatgjate që për synim ka anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, pasi ky është një hap jetik për garantimin e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

Vlerësova se lidershipi dhe angazhimi amerikan janë të domosdoshme për një marrëveshje strategjike Kosovë-SHBA dhe për përparimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Arritjet e Kosovës, që nga vitet ’90, përfshirë luftën çlirimtare dhe procesin e shtetndërtimit, janë bërë në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë një fitore e përbashkët.

Lajme të ngjashme