Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman: Jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të bllokadës - NACIONALE

Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman: Jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të bllokadës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Haradinaj ka thënë se ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në zgjidhjen e bllokadës.

Postimi:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrat e Aleancës ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Jörn Rohde. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

I jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik.

Lajme të ngjashme