Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik – pensione baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro - NACIONALE

Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik – pensione baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka njoftuar për një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, ku ka prezantuar planet e tij për të rritur pagat.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksua zotimin e tij për dyfishimin e pagave në sektorin publik dhe rritjen e pensioneve deri në nivelin e pagës minimale prej 500 eurosh.

Ai e konsideron këtë hap si një zgjidhje të domosdoshme dhe të realizueshme brenda ditëve të para të mandatit qeverisës.

Lideri i AAK-së ka theksuar gjithashtu se programi i tij përfshin masa konkrete për fuqizimin e dialogut mes qeverisë dhe sindikatave, amendimin e ligjeve ekzistuese për organizimin sindikal dhe zbatimin e rregullimeve për pensionistët kontributdhënës që kanë punuar pas vitit 1998.

Lajme të ngjashme