Halimi: Një kryeministër i zgjedhur i Kosovës po i thotë jo garantit të lirisë sonë - NACIONALE

Halimi: Një kryeministër i zgjedhur i Kosovës po i thotë jo garantit të lirisë sonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, në vazhdën e zhvillimeve të fundit dhe 'krisjes' së raporteve mes kreut të Qeverisë së Kosovë dhe Perëndimit, ka shprehur shqetësimin e saj për "garantin e lirisë së Kosovës", pra Shtetet e Bashkuara.

Halimi theksoi se prej vitit 1996, kur Amerika hapi Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, vendi ka pasur mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara me të gjitha mjetet dhe resurset.

Zëdhënësja e LDK-së shprehu shqetësimin se vendimi i kryeministrit të zgjedhur rrezikon të ardhmen e vendit duke mbetur "peng i të kaluarës së tij etnonacionaliste".

Ajo shtoi se Kosova, pa mbështetjen e Amerikës, nuk do të jetë në gjendje të zhvillohet si demokraci, të jetë anëtare e NATO-s dhe të hyjë në BE.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme