Haki Abazi: Nuk kam qenë për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë por t’i zgjerohej mandati AKK-së - NACIONALE

Haki Abazi: Nuk kam qenë për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë por t’i zgjerohej mandati AKK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haki Abazi u pyet nga Yll Hoxha se për çfarë arsyesh kishte pasur gabime elementare në lidhje me çështjen e konfiskimin e pasurisë, dhe për çfarë arsyesh aty kishte pasur vërejtje përmbajtësore nga Komisioni i Venecias.

“Janë dy anë. Gjatë gjithë procesin ka pengesa të vazhdueshme... Unë për shembull, kam qenë i mendimit që nga fillimi që në vend se të themelohet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, t’i zgjerohet mandati Agjencionit Kundër Korrupsion (AKK),” – u shpreh z. Abazi.

Ai përmendi edhe kritikat e Bashkimit Evropian në lidhje me sistemin e vetingut, por kritikoi pikërisht BE-në që nuk kishte dërguar ekspertë për të ndihmuar procesin.

“Tash edhe Bashkimi Evropian e kupton që reforma është e domosdoshme. Por, a ka mujtë me u bo ma shpejtë? Mendoj që ka mujtë. Mendoj se këtu është debati.” - vazhdoi më tej ai.

Visar Ymeri ndërkohë përmendi edhe draft-raportin e Progresit nga BE, i cili potencon nisjen e reformës në drejtësi me mekanizma ekzistues.

Lajme të ngjashme