Hajdar Beqa nga Gjakova: Qytetarët dhe bizneset fuqishëm në përkrahje të vizionit të PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës vijon takimet elektorale në Gjakovë, Beqa: Përkrahje e fuqishme për vizionin e zhvillimit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka zhvilluar sot një sërë takimesh në Gjakovë, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, ku janë takuar me qytetarë, sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve nga sektorë të ndryshëm.
Sipas Beqës, pritja dhe përkrahja e treguar nga qytetarët e Gjakovës kanë qenë të jashtëzakonshme, duke reflektuar besim të qartë ndaj projektit politik të PDK-së, i cili synon zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe mbështetje konkrete për biznesin vendor.
Ai theksoi se dialogu i hapur me qytetarët dhe komunitetin e biznesit, idetë konkrete të ndara gjatë takimeve dhe besimi i ndërsjellë, janë dëshmi se ndryshimi i madh po ndërtohet nga poshtë-lart, në partneritet të drejtpërdrejtë me ekonominë reale dhe shoqërinë.