Gucati flet pasi kërcënuesi u dënua me katër muaj: Familjen dhe djemtë e tij i kam falur, çështjen ia lashë drejtësisë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për rastin në të cilin një person u dënua nga gjykata pasi e kishte kërcënuar.
Gucati tha se familjen e personit në fjalë dhe djemtë e tij i ka falur, ndërsa çështjen ia ka lënë drejtësisë.
Ai shtoi se kërcënuesi e ka marrë dënimin e merituar, pasi gjykata e dënoi me katër muaj burgim.
“Me personin nuk kam asgjë. Ai është i dënuar me katër muaj dhe unë nuk kam asgjë me të”, u shpreh Gucati në klan k.
Gucati tha se denoncimi i personit në fjalë erdhi pasi i kishte humbur durimi për shkak të fyerjeve të vazhdueshme që ai i bënte në rrjetet sociale.
“Ne jemi prej gjakut dhe prej mishit. Siç thotë populli, çdo njeriu i humb durimi, edhe mua më humbi durimi duke parë fyerjet që m'i bëri. Kanë fyer edhe të tjerët, por ky e teproi, sepse më ka shkruar disa herë në Facebook-un tim, jo vetëm një herë”, ka thënë ai.