Grenell nga Beogradi: Dy probleme i ka dialogu, Kurtin dhe udhëheqjen nga evropianët - NACIONALE

Grenell nga Beogradi: Dy probleme i ka dialogu, Kurtin dhe udhëheqjen nga evropianët

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdojnë edhe më tutje t'i kenë raportet e acaruara.

I deleguari i ish-presidentit Trump për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, nuk ka nguruar që sërish ta kritikojë Kurtin, gjegjësisht qeverinë që e udhëheqë ai, për çështjen e negociatave.

Nga Beogradi, ku po qëndron për vizitë, Grenell deklaroi se momentalisht, dialogu gëzon dy probleme kryesore.

Njëri është Albin Kurti, respektivisht qeveria që drejtohet nga ai dhe e dyta fakti se evropianët e kanë në dorë dialogun në fjalë.

“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjera është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, është shprehur Grenell.

Përveç kësaj, Grenell konfirmoi se si amerikan dëshiron që ta ndihmojë rajonin.

“Unë jam një amerikan dhe e dua këtë rajon dhe dua që ta ndihmojë”.

Kujtojmë faktin se ai ishte angazhuar pambarimisht për një marrëveshje Kosovë - Serbi, teksa kishte luajtur rol të madh edhe në marrëveshjen e 4 shtatorit 2020.

Lajme të ngjashme