Gorani thotë se komuniteti ynë politik s'di t'i lexojë qëndrimet e ndërkombëtarëve
Gazetari kosovar, Dukagjin Gorani ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Sipas tij, komuniteti politik kosovar nuk po di t'i lexojë drejt qëndrimet e ndërkombëtarëve.
Siç shtoi Gorani, që prej vitet 1999 e së këndjemi, është prodhuar një fenomen në shoqërinë tonë, fenomen ky i një komunikimi sistematikisht të shtrembuar.
“Na nuk po dim me interpretu drejt qëndrimet ndërkombëtare ndaj situatës tonë. Hera e fundit kur komuniteti politik i shqiptarëve të Kosovë ka ditë me i lexu drejt qëndrimet e ndërkombëtarëve ka qenë vitit 98-99.
Prej asaj kohe e deri sot, është prodhu një fenomen në shoqërinë tonë, që është fenomen i një komunikimi sistematikisht të shtrembuar", tha ndër të tjerash ai në Pressing.
