Kurti ia lë vetes një orë të lirë në Pragë për të vizituar muzeun kushtuar shkrimtarit të njohur - NACIONALE

Kurti ia lë vetes një orë të lirë në Pragë për të vizituar muzeun kushtuar shkrimtarit të njohur

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka qëndruar në Pragë, atje ku dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Megjithatë, ai, siç e pranoi vet përmes një publikimi në Instagram, e kishte lënë një orë pushim para se të nisej për në Pragë.

Këtë pushim, shefi i ekzekutivit e shfrytëzoi për të vizituar muzeun "Franc Kafka".

"E kisha një orë të lirë në Pragë para se të niseshim për aeroport. Bukuri e dhimbshme sipër thellësisë tronditëse dhe përfundi dritës së ftohtë në muzeun “Franz Kafka”. Mbase katër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të kaluar nuk e morën çmimin Nobel për letërsi (me Joyce, Proust dhe Borges si tre të tjerët)", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme