Mustafa: Presidentja Osmani e shpalli të vdekur shpresën e preshevarëve për t’iu bashkuar Kosovës - NACIONALE

Mustafa: Presidentja Osmani e shpalli të vdekur shpresën e preshevarëve për t’iu bashkuar Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Presheves, Ragmi Mustafa, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, e cila tha se koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë.

Mustafa ka thënë se kjo deklaratë e të parës së Kosovës, e ka shpallur të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’iu bashkangjitur Kosovës.

Të dashur shqiptar e shqipëtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës! Sot, në parlamentin e Republikës së Kosovës presidentja e vendit shpallë të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë. Me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarëve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës. Asnjëherë nuk ka qenë në të kaluarën si të afërme por edhe të largët shkëmbimi territorial në mes Kosovës e Serbisë. Por, ka pasur një angazhim e zotim të presidentit Thaçi që të ribashkoj Preshevën, Medvegjën e Bujanocin me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se s’mund të ketë president në Kosovë e as në Serbi, që do ta shuaj dëshirën për vetëvendosje të Luginës.

Rikujtojmë, se nuk mund të ket presidente e as president as në Kosovë e as në Serbi, që të shuaj për dhe, jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saja për përcaktueshmëri e vetëvendosje të tyre se ku duan të jetojnë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, bien e zgjohen nga gjumi bashkë me ëndrrën se që nesër do të ribashkohen me Kosovë dhe të nisen drejt varreve të gjyshërve e gjysheve të tyre për t’u rrëfyer se edhe NE u liruam nga okupimi serb, sepse gjitha gjeneratat që ndërruan jetë e vdiqën me sy hapur se nuk e panë të lirë tokën autoktone të tyre”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme