GLPS i reagon Haxhiut për çështjen e “zarfit të dyshimtë” nga Serbia: Ministria ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në drejtësi - NACIONALE

GLPS i reagon Haxhiut për çështjen e “zarfit të dyshimtë” nga Serbia: Ministria ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në drejtësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me akuzat që kjo e fundit i bëri Prokurorisë Speciale për rastin e pronës milionëshe në Veternik dyshohet se u fitua përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, bazuar në një zarf të ardhur përmes Postes “DHL Serbia”.

Në reagimin ndaj GSJP-së thuhet ndër të tjera se “rrethanat e rastit për të cilin ka vepruar (po, deklarata është veprim) Ministria e Drejtësisë, janë irelevante për qëllimet e këtij reagimi, përjashtimisht, mjafton të ceket se në rastin në fjalë, palë kontestuese nuk është asnjë organ i pushtetit ekzekutiv, pra as Ministria e Drejtësisë.”

Si rezultat, interesi personal dhe i kundërligjshëm në këtë çështje, fshehur nën petkun e pozitës zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, dhe mungesa e njohurive elementare mbi rendin juridik të shtetit sipas të cilit do të duhej të vepronte Ministria, konsiderohen si shpjegimi i vetëm i ndërhyrjes.

Grupi ka akuzuar Ministrinë për “ndërhyrje flagrante në drejtësi, dhe atë në dy drejtime: në drejtësinë si sistem, dhe drejtësinë si proces për subjektet.”

Kujtojmë se ministrja Haxhiu rezultoi se ia kishte huqur edhe adresës me Prokurorinë Speciale që konfirmoi se nuk ishte marrë me këtë rast.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme