Gjuriq për takimin me Escobar: Zgjati disa orë dhe ishte frymëzues
Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka treguar për momentin e takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar.
Ai përmes një publikimi të një fotografie, ka thënë se takimi ka zgjatur disa orë, ndonëse tha se ishte frymëzues.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se bashkëpunimi në mes tyre është i ndritshëm dhe premtues.
“Sot, shijova disa orë diskutimi frymëzues për raportet Serbi – SHBA dhe një shëtitje të lirë në peizazhin vjeshtor të Uashingtonit, nën shoqërinë e mirë të Zëvendëssekretarit amerikan, Escobar. Ndryshe prje motit pak të zymtë, perspektivat e bashkëpunimit tonë janë të ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq, në Twitter.
Today, I enjoyed hours of an inspiring discussion on Serbia-US relations and a leisure walk through #Washington DC’s Fall scenery in the good company of @StateEUR DAS Escobar.
— Марко Ђурић (@markodjuric) December 1, 2022
Unlike the slightly gloomy weather, the prospects of our bilateral cooperation are bright and promising. pic.twitter.com/pKY8hTFoc7
