Krimi në QKUK, Haxhiu: Ne i kemi kryer të gjitha përgjegjësitë, Prokuroria ka dështuar - NACIONALE

Krimi në QKUK, Haxhiu: Ne i kemi kryer të gjitha përgjegjësitë, Prokuroria ka dështuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar përsëri për vrasjen në QKUK të gruas shtatzënë.

Ajo ka theksuar se Ministria e Drejtësisë i ka kryer të gjitha punët që janë në kompetencë të saj, duke shtuar se prokuroria e shtetit ka dështuar në këtë rast.

Madje ajo tha prokurori duhet të ofrojë përgjegjësi.

Duhet të jepet arsyeja se kur kërkohet dorëheqja e dikujt, Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatit. Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejt që t’i kërkojë prokurorit të veprojë. Ministria e Drejtësisë nuk të drejtë që të shkarkojë prokurorë ose gjyqtarë. Kjo qasje është e papranishme, nuk ka pas Qeveri që e ka trajtuar me më seriozitet këtë temë, lufta është e vështirë, por nuk është e pamundur. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi proceduar në Kodin Penal ndryshimet, kanë thënë që këto ndryshime i shkelin të drejtat e njeriut. MD me kompetencë të plotë i ka kryer të gjitha përgjegjësitë, dështimi është te sistemi i drejtësisë, krimineli në korrik të këtij viti, prokuroi e ka liruar në procedurë të rregullt, nuk ka asnjë shkarkim as dorëheqje. Të japin përgjegjësi ata që nuk i kanë kryer detyrat”. – theksoi zonja Haxhiu.

Lajme të ngjashme