Vrasja në QKUK, Haxhiu: Ka dështim zinxhiror, do të ketë dorëheqje e largime pas raportit - NACIONALE

Vrasja në QKUK, Haxhiu: Ka dështim zinxhiror, do të ketë dorëheqje e largime pas raportit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Minsitrja Albulena Haxhiu ka folur përsëri për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë i ka kryer të gjitha detyrat, por se problemi qëndron tek sistemi i drejtësisë.

Duke folur në fushatën globale të titulluar “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, zonja Haxhiu ka paralajmëruar dorëheqje e largime.

Duke pasur parasysh informacionet e para që i kemi, ka dështim zinxhiror dhe për këtë siç ju kam thënë edhe dje, në momentin që do të pranojmë raportin e institucioneve, qoftë nga policia, qoftë nga inspektorati shëndetësor, do të ketë dorëheqje e largime”, ka theksuar Haxhiu.

Kujtojmë që dje zonja Haxhiu tha se nuk ka arsye që ajo të ofrojë dorëheqjen pas vrasjes së 35 vjeçares.

Lajme të ngjashme