Gjuajtje me armë në Gjakovë, një person i lënduar
Një person ka mbetur i lënduar pas të shtënave me armë në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, kanë thënë nga policia.