Gjuajti në drejtim të disa fëllenzave: Policia jep detaje për rastin e gjuetisë së kundërligjshme në Rubofc të Lipjanit
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të gjuetisë së kundërligjshme në Rubofc të Lipjanit.
Sipas policisë, i dyshuari kishte gjuajtur në drejtim të disa fëllenzave në afërsi të disa shtëpive në një rrugë private.
Ai ka pasur leje për armën e tij.
Detaje:
GJUETI E KUNDERLIGJSHME
Rubofc, Lipjan,11.01.2025-16:00. Pas pranimit të informatës se në lokacionin e lartcekur ka pasur gjuajtje me armë, në atë lokacion nga njësitë policore është ndal një veturë automjet-xhip me targa vendore dhe gjatë kontrollit në veturën e lartcekur është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me një fishek. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull kosovar gjatë intervistimit ka pohuar se arma e lartcekur është në pronësi të tij dhe për te njëjtën ka prezantuar lejen e armës. I dyshuari ka pranuar se me të njëjtën armë kishte gjuajtur në drejtim të disa fëllenzave në afërsi të disa shtëpive në një rrugë private. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.