Gjuajti me kallashnikov: Pamjet e ndjekjes së të dyshuarit nga policia
Një skenë kaosi dhe frike është shënuar mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku të shtënat me armë zjarri kanë shqetësuar qytetarët. Policia e Kosovës ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të neutralizojë dhe arrestojë autorin e dyshuar.
Sipas konfirmimit nga Policia Rajonale e Prishtinës, incidenti është raportuar rreth orës 13:30.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”.
Në videon e publikuar nga Llapi.info shihen zyrtarët policorë duke vrapuar në ndjekje të të personit, i cili dyshohet se hapi zjarr me një armë të llojit kallashnikov.