Gërvalla i reagon Memli Krasniqit për votat: Kur numrat flasin, ndërsa të paditurit nuk heshtin
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, për punën e votave të fituara në zgjedhjet e fundit.
Krasniqi ka thënë në një debat se Gërvalla nuk ka fituar “as 50 vota”.
Ndërkohë, ministrja Gërvalla ka publikuar shifrat ku tregon që ajo ka fituar mbi 71 mijë vota, e Krasniqi mbi 15 mijë.
“Kur numrat flasin, ndërsa të paditurit nuk heshtin.” – ka shkruar ajo në Facebook.