Gati 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta që nga fillimi i janarit, shkak liberalizimi i vizave
Afro 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta në Agjencinë për Regjistrimin Civil të Kosovës, që nga 3 janari 2024.
Krejt kjo pasi që vendi ynë me fillimin e këtij vitit gëzon lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Ekonomia Online ka njoftuar se ky numër po konsiderohet mjaft i madh dhe se pajiset me pasaportë për qytetarët po marrin kohë më shumë se një muaj.
Në pamjet që ka siguruar, shihet një numër i madh i qytetarëve që janë duke pritur për aplikim për tu pajisur me pasaportë në Agjencinë për Regjistrim Civil.