Gabuan portën, disa persona nuk hipën në avionin që u rrëzua në Brazil - NACIONALE

Gabuan portën, disa persona nuk hipën në avionin që u rrëzua në Brazil

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa persona nuk arritën të fluturojnë me avionin që u rrëzua në Brazil, pasi gabuan portën.

“CNN” raporton se një person që humbi fluturimin, ka thënë se të paktën 10 persona kanë qenë duke pritur në portën e gabuar.

“Ata më thanë, zotëri, nuk mund të hyni në këtë aeroplan sepse e kemi kaluar limitin e imbarkimit. Madje, u bëra pak presion, ‘Zotëri, më lejoni në këtë avion, më duhet të shkoj’, dhe më pas më tha se ‘nuk ka asnjë mundësi, ajo që mund të bëjë është t’ua rezervoj biletë” – ka thënë personi në fjalë për Globo.

Pasi panë që kanë qenë në portën e gabuar, pasagjerët i janë lutur stafit të aeroportit që t’i lejojnë të hipin në avion, por u është thënë se nuk munden.

“Këmbët e mia po dridhen; vetëm Zoti e di çfarë po ndjej” – ka thënë personi, pasi mësoi se aeroplani është rrëzuar.

Ndryshe, 62 pasagjerët e avionit në Brazil që u rrëzua të premten kanë vdekur.

Kjo u konfirmua nga presidenti i shtetit:

“Fillimisht, duhet të jem bartësi i lajmeve të këqija dhe dua të kërkoj nga të gjithë që të kemi një minutë heshtje, sepse një avion sapo është rrëzuar në Vinhedo, Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi, dhe siç duket, që të gjithë kanë vdekur…”

Lajme të ngjashme