Fundi i korrikut me të reshura shiu - NACIONALE

Fundi i korrikut me të reshura shiu

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ditët e fundit të muajit korrik pritet të jenë nën temperatura më të ulëta në krahasim me ditët që lamë pas.

Të dielën ndërkaq parashihet edhe shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë me diell dhe me vranësira, por rigat lokale raportohet të bien në orët e paradites.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë celsius.

Kujtojmë ndërkaq se ndryshimi veçse ka filluar.

Në orët e pasdites së të shtunës në Prishtinë është parë frymë e theksuar, kurse në Fushë Kosovë kanë filluar riga shiu.

Lajme të ngjashme