Franca arreston 25 persona nën dyshimin për zjarrvënie në pyje - NACIONALE

Franca arreston 25 persona nën dyshimin për zjarrvënie në pyje

4 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Autoritetet franceze kanë arrestuar disa të dyshuar nën dyshimin për nisje të zjarreve që shkaktuan mijëra hektarë tokë këtë verë, raportuan të martën mediet lokale.

Nga 25 personat e arrestuar, katër janë dënuar dhe gjashtë janë dërguar në mbajtje, të akuzuar për zjarrvënie, sipas televizionit BFM TV.

Nga qershori, Franca është përfshirë nga disa zjarre në natyrë, që kanë djegur mbi 30.000 hektarë tokë. Ndonëse shumë zjarre u nisën në mënyrë të natyrshme për shkak të temperaturave rekorde, për një numër të konsiderueshëm të rasteve po fajësohen edhe zjarrvënësit.

Më shumë se 10.000 zjarrfikës, të përkrahur nga aeroplanët me ujë, u përfshirë në një periudhë të caktuar kundër zjarreve. Për shkak të vështirësive të stafit lokal në gjendjen e rëndë, Franca u detyrua që të kërkonte ndihmë nga mekanizmi për mbrojtje civile i BE-së.

Shtetet si Greqia, Suedia, Gjermania, Polonia, Austria e Rumania ofruan staf dhe aeroplanë për t’i dalë në ndihmë shtetit të Evropës Perëndimore.

Lajme të ngjashme