Formacioni i Kosovës kundër Armenisë
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë miqësoren e parë pas ndeshjeve të qershorit, ndaj Armenisë.
Përzgjedhësi Alain Giresse ka zgjedhur 11-shen bazë, të cilën e ka mësuar Gazeta Nacionale para pak minutave.
Kapiteni ynë në këtë sfidë do të jetë portieri Visar Bekaj, i cili do të zhvillojë paraqitjen e katërt në miqësore për Kosovën.
Në mbrojtje janë dyshja e Superligës, Ilir Krasniqi i Llapit dhe Lumbardh Dellova i Ballkanit, pranë Jetmir Haliti dhe Leard Sadriut.
Eris Abedini këtë herë do të luajë në rolin e mesfushorit me tipare defensive, pranë Uran Bislimit dhe Muharrem Jasharit që gjenden në mesfushë.
Tekniku francez sulmin ia ka besuar treshes Valmir Veliu, Lirim Kastrati dhe Agon Sadiku (prurja më e re).
Pra, formacioni do të duket kështu: Bekaj; Krasniqi, Dellova, Haliti, Sadriu; Abedini, Bislimi, Jashari; Veliu, Kastrati, Sadiku.