Forca të shumta policore në vendin ku kryetarja e Gjykatës Speciale do të mbajë diskutim - NACIONALE

Forca të shumta policore në vendin ku kryetarja e Gjykatës Speciale do të mbajë diskutim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forca të shumta policore janë parë brenda hotelit, ku pritet që të mbajë diskutim Kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Gazetari i Nacionales, Besian Beha, që gjendet në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se brenda hotelit “Sirius”, janë parë numër i lartë i zyrtarëve policorë.

Ndërkaq, kjo është hera e parë që Trandafilova do të mbajë diskutim në Kosovë, pas dy tentativa e mëparshme të saj kishin dështuar të mbahen në Kosovë dhe ishin mbajtur online.

Takimi do të mbahet në ora 14:00.

Në ndërkohë për ardhjen e saj në Kosovë është paralajmëruar edhe protestë nga PSD-ja.

PSD-ja ka organizuar një tubim të ngjashëm para hotelit “Sirius” nga ora 14:00. Po në atë vend, Trëndafilova parashihet të mbajë një takim me shoqërinë civile dhe konferencë për media në orën 14:30.

Lajme të ngjashme