‘Fluturon’ shoferi me veturë me targa të huaja, po e ngiste veturën 117 km/h-denohet me 300 euro dhe i merret patentëshoferi për 3 muaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh një shoferi që po drejtonte një veturë të tipit Audi Q5 me targa të huaja në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë.
Sipas policisë, njësia rajonale e trafikut rrugor në Mitrovicën e Veriut, rreth orës 09:05, në fshatin Serbovc, ka ndaluar automjetin pasi shoferi po lëvizte me shpejtësi prej 117 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.
Pas ndalimit, shoferi është dënuar me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit të mjetit motorik për tre muaj.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Ndëshkohet shoferi për kundërvajtje trafiku në veri
Mitrovicë Veri , 15.07.2026
Rreth orës 09:05, njësia rajonale e trafikut rrugor Mitrovicë Veri, në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Serbovc, ka ndaluar një automjet të tipit Audi Q5 me targa të huaja.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi M.H. (1999) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 117 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. Shpejtësia është matur me radar mobil.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa:
• Gjobë në vlerë prej 300 €
• 3 pikë negative
• Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj
Zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–qershor 2026, kanë shqiptuar gjithsej 8,718 tiketa trafiku.
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes:
📞 192 – numri emergjent
📞 0800 19 999 – linjë pa pagesë
📞 038/504 504 4800 – linjë pa pagesë
📞 038/504 504 4801 – linjë pa pagesë
📞 045/960-572
📱 Aplikacioni "Lajmëro Policinë"
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.