Fjalimi i Kurtit para mbështetësve, ish-deputeti i VV-së: Nuk kemi parë asgjë nga kriza që po na troket
Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka komentuar fjalimin e mbrëmshëm të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se fjalimi i Kurtit para mbështetësve të tij ishte paralajmërim për një krizë të re.
“Zgjedhjet e 7 qershorit u imponuan per shkak se Kuvendi Kosovës deshtoi per ta zgjedhur Presidentin e ri. Mirëpo sipas mesazhit te kryeministrit drejtuar mbështeteteseve te tij ne shesh e kuptuam se Kosova paska President. Me qarte se kaq nuk mund te thuhet. Albin Kurti nuk e paska shqetësim zgjedhjen e Presidentit dhe as te Qeverisë, por rikthimin e opozitës ne vendet e punes. Nuk kemi pare asgjë nga kriza qe po na troket”, ka shkruar ai.