Finlanda i dhuron Ukrainës furnizime mbrojtëse me vlerë 8.3 milionë euro - NACIONALE

Finlanda i dhuron Ukrainës furnizime mbrojtëse me vlerë 8.3 milionë euro

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes ka bërë të ditur se, Finlanda do t'i dhurojë Ukrainës furnizime mbrojtëse me vlerë 8.3 milionë euro, duke e çuar vlerën totale të donacioneve të mbrojtjes së Finlandës për Ukrainën në 92.3 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit rus.

“Lufta mbrojtëse e Ukrainës vazhdon, nevoja për ndihmë mbetet e lartë”, është shprehur ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen në një deklaratë, në të cilën për arsye sigurie nuk është dhënë përshkrim për pajisjet që do të dhurohen apo për afatin kohor të dorëzimit.

Lajme të ngjashme