​FBI në Tiranë, do të hetojë sulmet kibernetike ndaj shërbimeve elektronike në Shqipëri - NACIONALE

​FBI në Tiranë, do të hetojë sulmet kibernetike ndaj shërbimeve elektronike në Shqipëri

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një grup zyrtarësh të FBI-së veçse kanë arritur në Tiranë.

Ata pritet t'i fillojnë hetimet ndaj sulmeve kibernetike që u regjistruan javë më parë në Shqipëri.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministrja e ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës në Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve Vlorë.

“Kemi një dislokim të FBI në Tiranë për të ndjekur gjithë procesin. Dhe duhet të ketë një investigim të thellë të këtij sulmi kibernetik, pasi sot lufta më shumë se kurrë zhvillohet ne energji dhe në fushën kibernetike”, tha Balluku, transmeton Atsh.

Lajme të ngjashme