Faton Topalli: Plani i Kurtit për mërgimtarët, po kundërmon
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka kritikuar dikur bashkëpunëtorin e tij, kryeministrin aktual, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, Topalli ka thënë se plani i kreut të ekzekutivit për mërgimtarët është një puhizë e lehtë që brenda kundërmon.
"Mirë që Qeveria paska plan për investimin e parave të mërgimtarëve, por për 3.3 miliardë depozita të qytetarëve të Kosovës dhe 2.2 miliardë të trustit, pra gjithsej 5.5 miliardë, qeveria nuk ka asnjë plan", shkroi mes tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë.

