Deliu-Kodra: U pa qartazi përpjekja e pareshtur e VV-së për të bllokuar Kuvendin - NACIONALE

Deliu-Kodra: U pa qartazi përpjekja e pareshtur e VV-së për të bllokuar Kuvendin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, pas ndërprerjes së seancës konstituive, pasi kandidatja e kësaj partie për nënkryetare të Kuvendit nuk mori votat e mjaftueshme, ka thënë se ajo që ndodhi sot është një situatë e paprecedentë.

Deliu-Kodra tha se VV-ja refuzoi të votonte kandidaten e PDK-së.

“Kjo që ndodhi sot është një situatë e paprecedentë, për faktin se u pa qartazi përpjekja e pareshtur e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar tutje realitetin e Kuvendit. Ne votuam për kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për nënkryetar të Kuvendit, ashtu siç e parasheh edhe Rregullorja e Kuvendit”, u shpreh Deliu-Kodra në Klan Kosova.

Ajo shtoi se këtë të premte, sipas saj, u pa qartazi loja e vazhdueshme e bllokadës nga ata që, siç tha ajo, nuk e duan konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme