Spahiu pas vërshimeve: Gati për të mbledhur fonde për zonat e prekura
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, ka menduar një ide për të ndihmuar komunitetet e prekura nga përmbytjet.
Bufi përmes një postimi në Facebook deklaroi se ai dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë janë të përgatitur të krijojnë një grup humanitar për të mbledhur para për këto rajone.
"Unë dhe plotë koleg tjerë jemi të gatshëm për një organizim humanitar për mbledhje të fondeve për zonat e prekura nga vërshimet! Qoftë me telefonata apo ndonjë organizim tjetër kreativ. E mira e këti muhabeti është se nuk kemi jeta të humbura. Tjerat këna me i ba bashkë si gjithmonë! Rrnoftë Kosova”, ka thënë Spahiu.
