Fatmir Sheholli pretendon se ministra të Qeverisë Kurti janë takuar me Milan Radoiçiq
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se ka ministra të Qeverisë Kurti që janë takuar me Milan Radojiçiq.
Këto deklarime ai i bëri në Kanal10, teksa shtoi se këto takime të përditshme ka pasur edhe në qeverinë Kurti 1.
"Ministria të Qeverisë Kurti janë takuar me Milan Radoiçiq. Hiqeni Rakiqin. Ka edhe të tjerë", tha fillimisht Sheholli.
Ndërkaq, tutje bëri të ditur se kontaktet mes të kërkuarit nga Prokuroria dhe partive politike kosovare ka pasur edhe gjatë qeverisjes Kurti 1, përjashtim këtu sipas Shehollit bën Lëvizja për Bashkim.
"Edhe ne Kurti 1, ka pasur komunikim të përditshëm. Ka pasë komunikime me PDK, LDK krejt. Veç me Lëvizjen për Bashkim që nuk ka fol", vazhdoi ai.
Kujtojmë se Radoiçiq është duke u kërkuar nga Prokuroria e Kosovës për rastin Brezovica, ndërsa javë më parë ai bëri një video-adresim nga një kodër e Leposaviqit.
Gjithashtu duhet përmendur që i njëjti është në Listën e Zezë të ShBA-së.
