Fakulteti Juridik aprovoi librin ku flitet për të bëmat e Hitlerit, kërkohet djegia ose heqja e tij nga UP-ja - NACIONALE

Fakulteti Juridik aprovoi librin ku flitet për të bëmat e Hitlerit, kërkohet djegia ose heqja e tij nga UP-ja

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Aktivisti i shoqërisë civile, Ardit Dragusha ka reaguar ndaj një libri të aprovuar nga Fakulteti Juridik, e në të cilin flitet për të bëmat e Hitlerit.

Këtë ai e lidhi me librin "Lufta ime" të diktatorit Adolf Hitler, libër ky gjysmë autobiografik, i përkthyer dhe botuar nga shtëpia "Belina H".

Ndaj këtij botimi në gjuhën shqipe në vitin 2012 kundër kishte dalë edhe shoqata shqiptaro-izraelite në Shqipëri, duke e cilësuar botimin e këtij libri si ofendim për vuajtjet e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Libri "Retorika" ndërkaq, gjithnjë sipas Dragushës, ka përmbajtje nga fjalimet e Hitlerit, ku paralajmërohet aneksimi i Çekosllovakisë.

"I tillë është rasti i një libri universitar të Fakultetit Juridik.Fjala është për librin Retorika (ligjërata të autorizuara), në të cilin gjendet fjalimi i Adolf Hitlerit i dhënë në Berlin Sportpalast (Pallatin e Sportit), ku ai kërcënonte me luftë Çekosllovakinë. Ky libër, i aprovuar për botim nga Këshilli i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2013, shërben si literaturë bazë për këtë lëndë të vitit të parë të këtij fakulteti", shkroi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme