Fadil Koca zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Rosenheim të Bavarisë
Veprimtari Fadil Koca është kryetar i ri i nëndegës së PDK-së në Rosenheim të Bavarisë.
Koca triumfoi në votim të fshehtë, duke marrë 92 vota nga 197 sosh.
Në Kuvendin respektiv u zgjodh edhe kryesia e nëndegës prej nëntë anëtarësh.
Në mbarëvajtjen e punës së kuvendit zgjedhor të PDK-së, në Rosenheim, kontribuan kryetari për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së, në Bavari, Isak Neziri si dhe anëtarët e këtij Komisioni.
Ky lajm u bë i ditur përmes një komunikate nga nëndega respektive.
