Estonia ndalon lëshimin e vizave për turistët rusë
Qeveria estoneze ka njoftuar të enjten se do të ndalojë Rusët me viza shengen të lëshuara nga Estonia të hyjnë në vend.
"Ne shohim që numri i qytetarëve rusë që kalojnë nëpër Estoni ose që vijnë në Estoni nga Rusia është rritur masivisht," tha ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu në një konferencë shtypi.
“Mundësia që qytetarët rusë të vizitojnë Estoninë masivisht ose përmes Estonisë në Evropë nuk është në përputhje me qëllimin e sanksioneve që kemi vendosur”, shtoi ai.
U bë e ditur se rregulli do të zbatohet nga 18 gushti, por përjashton qytetarët rusë me viza të lëshuara nga vendet e tjera të BE-së. Në rregullin e ri gjithashtu përjashtohen shtetasit rusë që kanë një qëndrim afatgjatë në Estoni, diplomatët rusë dhe familjet e tyre, punëtorët që transportojnë mallra dhe pasagjerë, njerëzit që vizitojnë të afërmit e ngushtë, qytetarët të cilëve u është dhënë liria e lëvizjes sipas ligjit të BE-së dhe njerëzit që udhëtojnë për arsye humanitare.
