Escobar nga Sllovenia: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE s'ka alternativë
Emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se integrimi i rajonit në BE s'ka alternativë.
Nga Forumi i Bledit në Slloveni, Escobar shtoi se disa shtete nuk po përmbushin detyrimet.
Veç kësaj, ai kërkoi më tepër punë nga qeveritë aktuale të vendeve që mëtojnë integrimin.
“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre”, tha ai.
