Esat Shala: Duhet të turpërohen të gjitha pushtetet; shumë dëshmitarë të masakrave vdiqën pa u dëgjuar - NACIONALE

Esat Shala: Duhet të turpërohen të gjitha pushtetet; shumë dëshmitarë të masakrave vdiqën pa u dëgjuar

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjatë paraqitjes në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Esat Shala ka kujtuar mikun e tij tashmë të ndjerë, Behar Topillën, i cili u nda nga jeta sot. Topilla ishte i vetmi person që i mbijetoi masakrës së kryer nga forcat serbe në zonën e Shavarinave, në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Shala u shpreh se kjo ngjarje tragjike, njëra ndër më të rëndat e luftës, ka mbetur pothuajse e pahetuar, pavarësisht numrit të madh të viktimave dhe ekzistencës së dëshmitarëve që sot nuk jetojnë më.

Sipas tij, institucionet e Kosovës, gjatë viteve pas luftës, kanë dështuar të mbledhin dëshmi të rëndësishme nga të mbijetuarit dhe dëshmitarët e masakrave, duke lënë boshllëqe të mëdha në dokumentimin e së vërtetës.

“Për fat të keq askush nuk është marrë me këtë masakër, me këtë numër më të madh. Ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë si Rifat Bilalli, në atë pjesë ka qenë i vetmi Behar Topilla, i cili ka qëndruar në kufoma, s’ka lëvizur”, tha Shala.

“Duhet me qenë i turpëruar shteti i Kosovës që pas luftës nuk ka punuar në këtë drejtim, kanë ikur shumë dëshmitarë të masakrave që kanë ndërruar jetë. Për fat të keq, deri në vitin 2024 shteti i Kosovës nuk ka shkuar për të marrë dëshmi prej këtyre dëshmitarëve”.

“Më pikëllues është që ai ka ndërruar jetë dhe ka shkuar me gjithë atë bagazh, postimet janë hajgare me mbulu vetën dhe gabimet, secili pushtetar që ka qenë deri sot”

Lajme të ngjashme