Endrit Thaçi, ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova ju pret
Teksa po afrohet dita e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë, ka reaguar Endriti, djali i ish-presidentit Thaçi.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një fotografi me babain e tij, të shoqëruar me një mesazh pritjeje dhe besimi për kthimin e tyre në Kosovë.
“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai.