Edhe shimpanzetë fryhen: Shkencëtarët inçizojnë majmunin duke u fryrë para nënës për një send që e gjeti (Video) - NACIONALE

Edhe shimpanzetë fryhen: Shkencëtarët inçizojnë majmunin duke u fryrë para nënës për një send që e gjeti (Video)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pamje të jashtëzakonshme të një shimpanze të rritur kanë lënë pa mend shkencëtarët.

Shimpanzat kanë qejf të fryhen duke ndarë sende që sapo i kanë gjetur – dhe prandaj janë edhe më të ngjashëm me kusherinjtë e tyre, njerëzit, se sa që ishte menduar më parë, sipas një studimi.

Hulumtuesit britanikë kanë kapur pamje të një shimpanze të rritur e të egër në Ugandë, të quajtur Fiona, që po inkurajonte nënën e saj që ta këqyrte një fletë që sapo e kishte gjetur.

Ashtu si një fëmijë njeri kur gjente ndonjë objekt të rëndomtë në tokë, Fiona shtyn fletën deri te hunda e nënës së tij për disa sekonda para se ta tërheq.

Këto pamje të jashtëzakonshme të shimpanzës që shfaq objektin sa për të marrë vëmendje, ishte menduar se ishin unike për njerëzit.

Edhe shimpanzetë por edhe njerëzit janë majmunë të mëdhenj (hominidae). Pikërisht shimpanzetë janë kusherinjtë më të afërt të njerëzve, por kjo sjellje asnjëherë më parë nuk ishte regjistruar.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Nacionalja kishte ofruar për lexuesit e saj edhe pamje të medieve ndërkombëtare të një shimpanze nënë që po e shihte për herë të parë të birin pasi i kishte dhënë lindje me prerje cezariane dhe nuk kishte arritur ta shihte për dy ditë shkaku i problemeve të këtij të fundit me frymëmarrje.

Lajme të ngjashme