Edhe militanti i Kurtit që kishte fyer rëndë dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi del në mbështetje të protestës në Tiranë - NACIONALE

Edhe militanti i Kurtit që kishte fyer rëndë dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi del në mbështetje të protestës në Tiranë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Përveç disa zyrtarëve të lartë të VV-së, në mbështetej të protestave në Tiranë kanë po dalin edhe disa militantë të Albin Kurtit, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Perëndim.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe militanti i njohur i VV-së, Nefail Maliqi, i cili kishte fyer rëndë dëshmorët Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi.

Maliqi, i cili i thotë vetit gazetar, dhe jeton në Zvicër, vazhdimisht ka shkruar statuse duke e fyer Qeverinë Shqiptare.

Në njërin nga postimet e tij të fundit, ai nuk kursyer gjuhen e ulët ndaj Edi Ramës.

“Studentja e ekselencës, Laura Kërtalli bursiste amerikane, ngre peshë turmën me disa vargje të fuqishme në ditën e 23 të protestës mbarëkombëtare. Jo trimerahe tha se nuk kane. Dejur burrat as grate trimershesga. Shiperia eshte plot Ismajl Qemajla dhe Teuta - Rrofte Shqiperia pa organizaten kriminale, mafioze dhe te droges te prire nga Edi Rama”, kishte shkruar ai.

Në fund të vitit 2025, Maliqi ishte bërë subjekt i reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe mediat vendore pasi kishte fyerje rënë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit.

“Këta mirë i paska zan pozicioni në vijën e parë të frontit. Liria ka emër me dy tela qiftelia, në hotel Rogner”, kishte shkruar ish-gazetari i Bota Sot.

Pas reagimeve të shumta, ai kishte kërkuar falje për fyerjet e ndaj deshmorër, duke pretenduar se dikush ia kishte “hakuar” Facebook-un.

Lajme të ngjashme