Edhe Haziri lumturohet me foton e Rugovës: E bëri Republikën për së gjalli, po nderohet për së vdekuri - NACIONALE

Edhe Haziri lumturohet me foton e Rugovës: E bëri Republikën për së gjalli, po nderohet për së vdekuri

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një fotografi e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, dhe Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian është bërë virale në rrjetet sociale sot në Kosovë.

Arsyeja se pse fotografia e presidentes Metsola u bë virale ishte se në prapavijë të saj shihet edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kjo fotografi aktivizoi në njëfarë mënyrë aktivistët e LDK-së dhe jo vetëm që filluan ta shpërndajnë me të madhe.

Një prej tyre ishte edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Ky i fundit, duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook", shkroi se Rugova e krijoi Republikën derisa ishte gjallë ndërsa tani po nderohet për së vdekuri.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Hazirit.

Lajme të ngjashme