Ibrahim Rugova në prapavijë të Zelenskyt, qe pse fotografia e ish-presidentit qëndron në Parlamentin Evropian
Një fotografi e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, dhe Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian është bërë virale në rrjetet sociale sot në Kosovë.
Arsyeja se pse fotografia e presidentes Metsola u bë virale ishte se në prapavijë të saj shihet edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Por pse fotografia e ish-presidentit Rugova qëndron në PE?
Ibrahim Rugova, lideri i shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 90-ta dhe pas luftës, së bashku me Adem Demaçin, është ndër dy shqiptarët e vetëm që e ka fituar çmimin Sakharov, çmimin për liri të mendimit, të cilin e jep Parlamenti Evropian. Andaj, si fitues i Sakharovit, fotografia e Rugovës qëndron krenarisht në hollin e Parlamentit Evropian, që është institucioni më i lartë përfaqësues i Evropës.
Rugova e kishte konsideruar çmimin si “për mua dhe për të gjithë popullin e Kosovës, njohjen e luftës sonë paqësore dhe sakrificave tona”.