E presin dhe i flasin shqip - Motrat kosovare të nderit takohen me Abazoviqin në një Kishë në Petrovac
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka zhvilluar disa takime me qytetarë në vende të ndryshme.
Pak më interesante ishte agjenda në Petrovac. Ai u mirëprit nga dy motra kosovare të nderit, e të cilat i folën edhe shqip.
Kjo u pa edhe në videon që vet Abazoviq e publikoi në rrjetin social "Twitter".
“Mezi pres të takoj motrën Dritën në manastirin françeskan në Petrovac. Ne i trajtojmë të gjitha bashkësitë fetare njësoj, duke dashur që të gjithë në Mal të Zi të ndihen të respektuar. Ne po ndërtojmë shoqërinë civile dhe Malin e Zi Evropian”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Uvijek se obradujem susretu sa sestrom Dritom u franjevačkom samostanu u Petrovcu. Prema svim vjerskim zajednicama gajimo isti tretman, želeći da se svi u Crnoj Gori osjete uvaženim. Gradimo građansko društvo i evropsku Crnu Goru! pic.twitter.com/cUXLaF8U9E
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) October 16, 2022