E ndryshoi shkrimin për të shtuar dy fjali anglisht, Peci sharroi në po aq gabime elementare - NACIONALE

E ndryshoi shkrimin për të shtuar dy fjali anglisht, Peci sharroi në po aq gabime elementare

3 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Pas gabimeve drejtshkrimore në gjuhën shqipe, ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, nuk ka arritur që të shmangë gabime të tilla as në gjuhën angleze.

Në një shkrim të publikuar të hënën në tri gjuhë – shqipe, angleze dhe serbe – ai bëri gabime në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, shkruan Nacionale.

Sa i përket pjesës së shkrimit në gjuhën shqipe, ai e shkroi gabimisht mbiemrin e emërzuar, “të rinjtë”, duke e shkruar “të rinjëve”. Duhet të shkruhet “të rinjve”.

Në pjesën e shkrimit në gjuhën angleze, e përdori gabimisht togfjalëshin “support women” pas foljes “have worked” dhe parafjalës “on”.

Ministri Peci ka bërë gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe edhe në shkrimet e publikuara më parë. Për këtë janë informuar vazhdimisht lexuesit e gazetës “Nacionale”.

Lajme të ngjashme